Curri i lumtur me fitoren ndaj ’89-shit: Futbollistët po tregojnë karakter, merituam fitoren

Curri i lumtur me fitoren ndaj ’89-shit: Futbollistët po tregojnë karakter, merituam fitoren

Sport April 01, 2023 - 17:31
Lajmet e Fundit nga Sporti

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, e shënoi fitoren e tretë me skuadrën kryeqytetase, qëkur erdhi në krye të skuadrës në vend të Ismet Munishit.

Curri ka thënë pas ndeshjes së fituar ndaj Trepçës ’89 se skuadra e tij i meritoi tre pikë.

“Kemi pasur problem gjithmonë kundër tyre. Trepça ’89 është skuadër që shënon gol në çdo ndeshje. Të them të drejtën, edhe para ndeshjes u kam thënë lojtarëve që duhet të kemi kujdes nga veprimet e kësaj skuadre. Djemtë treguan karakter në pjesën e dytë. Reaguam, bëmë ndryshime edhe në rreshtim të lojtarëve po ashtu. Epilogu real ishte fitorja. Ndoshta jo në bazë të golave, por e merituam fitoren”, ka thënë Curri.