Prishtina fiton thellë ndaj Trepçës ’89, Llapi mposht minimalisht Malishevën

Prishtina fiton thellë ndaj Trepçës ’89, Llapi mposht minimalisht Malishevën

Sport April 01, 2023 - 17:04
Lajmet e Fundit nga Sporti

Prishtina në takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka shënuar fitore 4:1 me përmbysje në rezultat kundër Trepçës ’89.

89-shi ishin të parët që kaluan në avantazh në pjesën e parë me golin e Mujës, ndërsa “bardhekaltrit” nga kryeqyteti këndelljen e gjetën në pjesën e dytë kur shënuan plot katër herë.

Prapashtica (53’), Shefiti (84’) dhe Pllana me dy gola (57’ 65’) ishin golashënuesit e fitores për Prishtinën.

Fitore, veçse minimale, ka arkëtuar edhe Llapi. Skuadra e Tahir Batatinës e mposhti Malishevën 1:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Francisco Rivera i siguroi Llapit fitoren me golin e minutën së 79-të.

Xhiroja e 27-të kampionale përmbyllet të dielën (nesër) me dy takimet e fundit.

Drita – Drenica dhe Dukagjini – Ferizaj janë dy takimet që luhen të dielën.