Bernardin Jakaj flet për fitoren ndaj boksierit serb Marko Nikoliq

Bernardin Jakaj flet për fitoren ndaj boksierit serb Marko Nikoliq

Sport March 29, 2023 - 15:40
Lajmet e fundit nga Sporti

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj e mposhti boksierin serb Marko Nikoliq, të premten mbrëma në Vjenë të Austrisë, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Gjatë intervistës që Jakaj dha për emisionin “Ora Shtatë”, ai theksoi se provokimet nga ana e boksierit serb ishin të mëdha, por sipas tij ato ishin një shtytje më shumë drejt fitores, sidomos më datën 24 mars.

Jakaj po ashtu potencoi se synimi i tij është të jetë kampion bote.

Kjo ishte fitorja e 14-të radhazi e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.