Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen FC Prishtina – Drita, pritet spektakël në “Fadil Vokrri”

Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen FC Prishtina – Drita, pritet spektakël në “Fadil Vokrri”

Sport September 28, 2022 - 14:20
Lajmet e fundit nga Sporti

Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me bileta për ndeshjen e sotme FC Prishtina – FC Drita duket i jashtëzakonshëm.

Biletat e ndeshjes dolën në shitje sot (28 shtator), ditën e ndeshjes dhe po shiten në të gjitha hyrjet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Ndeshja FC Prishtina – FC Drita zhvillohet nga ora 19:00.

Prishtina edhe kësaj radhe ka menduar për tifozët e saj “Plisat”, duke i lëshuar biletat falas në pjesën jugore të stadiumit. Çmimet do jenë simbolike edhe për lindje (2 euro), kurse çmimet për perëndim janë 3 euro.

Tifozët mysafirë do të vendosen në pjesën veriore, derisa çmimi i biletave në këtë sektor do të jetë 2 euro.

Ndryshe, biletat për tribunën VIP kushtojnë 15 euro e në biletë janë të përfshira ushqimi dhe pijet.