Rice për Bellinghamin: E ardhmja e futbollit anglez

Rice për Bellinghamin: E ardhmja e futbollit anglez

Sport September 28, 2022 - 12:35
Lajmet e fundit nga Sporti

Ashtu si shumë klube e futbollistë të tjerë, edhe Declan Rice është impresionuar shumë nga Jude Bellinghami, pasi luajti së bashku me mesfushorin për Anglinë.

Pasi kanë bashkëpunuar, mesfushori i West Hamit ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë Bellinghamin.

Ai tha për “Mirror”: “Unë nuk mendoj se kam parë dikë aq të mirë sa ai për 19 vjeç. Unë shikoj shumë 19-vjeçarë, qoftë në një klub, në mbarë botën, në mbarë vendin. Të kesh të gjithë paketën është një gjë e vështirë ... dhe ndihem sikur ai e ka këtë”.

“Sa herë që luaj me Judën, ne po e ndërtojmë atë lidhje dhe unë i them atij: ‘Ti shko dhe bombardo dhe bëj gjërat e tua sulmuese dhe unë do të ulem këtu dhe do të mbroj për ty’. Kështu që ne po ia dalim mirë. Lidhja, ai është i mrekullueshëm për të luajtur me të. Shpresojmë që ai të vazhdojë të lulëzojë. Ai është e ardhmja e futbollit anglez që do të vijë për 15 vjetët e ardhshëm”.

Me Phillipsin që do të humbasë shumicën e ndeshjeve të klubeve nga tani deri në Kupën e Botës, i takon mesfushorit të Dortmundit të sigurojë që ai të qëndrojë në formë. /Zeri.info