Holanda e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Austrisë

Holanda e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Austrisë

Sport June 17, 2021 - 21:47
Lajmet e fundit nga sporti

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Holandës dhe Austrisë në “Euro 2020”, shkruan Zeri.info.

Në “Johan Cruijff Arena”, Holanda dhe Austria janë duke zhvilluar ndeshjen e rrethit të dytë në Grupin C.

45 minutat e parë janë mbyllur me epërsinë minimale (1-0) të holandezëve.

Autor i golit ishte sulmuesi, Memphis Depay, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 11-të. /Zeri.info