Drenica - Llapi: Forma e skuadrave, rezultatet nga përballjet direkte dhe pozita në tabelë

Drenica - Llapi: Forma e skuadrave, rezultatet nga përballjet direkte dhe pozita në tabelë

Sport May 06, 2021 - 11:17
Lajmet e fundit nga sporti

Drenica dhe Llapi zhvillojnë sot ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante për faktin se të dy skuadrat janë duke luftuar për mbijetesë.

Llapi renditet i pesti me 39 pikë, kurse Drenica është e shtata me 37 pikë.

Skuadra nga Skenderaj ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit në kampionat.

Image

Kurse, skuadra nga Podujeva ka bilanc prej dy fitoreve, dy humbjeve dhe një barazimi.

Image

Drenicasit dhe llapjanët kanë bilanc të njëjtë në pesë përballjet e fundit mes vete.

Të dy skuadrat kanë fituar nga dy ndeshje, teksa një ndeshje mes tyre është mbyllur baras.

Image

Ndryshe, ndeshja mes Drenicës dhe Llapit zhvillohet nga ora 15:00 në “Bajram Aliu” të Skenderajt. /Zeri.info