Besa 1-2 Drenica, golat dhe rastet nga kjo ndeshje

Besa 1-2 Drenica, golat dhe rastet nga kjo ndeshje

Sport April 16, 2021 - 19:57
Lajmet e fundit nga sporti

Pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Prishtina, skuadra e Drenicës u rikthye sot te fitorja në Superligë, shkruan Zeri.info.

Në kuadër të javës së 29-të, skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj ka shënoi fitore në udhëtim te Besa.

Ndeshja e zhvilluar sot në Brestovik të Pejës përfundoi me rezultatin 1-2.

Kreshnik Uka shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar të dy golat e fitores për “Kuqezinjtë”, teksa golin e vetëm për vendasit e realizoi Ardi Qorri.

Drenica tani ka 33 pikë dhe renditet e teta në tabelë, kurse Besa mbetet me 10 pikë në pozitën e fundit. /Zeri.info