Benzema afër vazhdimit të kontratës me Real Madridin, “Marca” zbulon detajet

Benzema afër vazhdimit të kontratës me Real Madridin, “Marca” zbulon detajet

Sport April 16, 2021 - 18:41
Lajmet e fundit nga sporti

Karim Benzema raportohet se është afër renovimit të kontratës me Real Madridin, transmeton Zeri.info.

Kontrata aktuale e sulmuesit francez skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, por ai pritet të qëndroj edhe më gjatë te “Los Blancos”.

“Marca” shkruan se klubi mbretëror i ka ofruar 33-vjeçarit një kontratë të re, të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Sipas gazetës spanjolle, zgjatja e bashkëpunimit mes palëve pritet të zyrtarizohet para fundit të sezonit.

Ndryshe, Karim Benzema në këtë sezon është një prej futbollistëve kryesor te madrilenët. Ai deri më tani ka shënuar 19 gola nga 26 paraqitje në La Liga. /Zeri.info