Edhe matematikisht, FC Besa bëhet skuadra e parë që bie nga Superliga

Edhe matematikisht, FC Besa bëhet skuadra e parë që bie nga Superliga

Sport April 16, 2021 - 17:22
Lajmet e fundit nga sporti

Tashmë edhe matematikisht, FC Besa bëhet skuadra e parë që bie nga Superliga e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info

Shtatë ndeshje para mbylljes së sezonit 2020/21, për skuadrën pejane tashmë dihet se nga sezoni i ri do jetë përsëri pjesë e Ligës së Parë.

Nga 29 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Besa ka grumbulluar vetëm dhjetë pike dhe pozicionohet e fundit.

Besa humbjen e fundit e pësoi sot në shtëpi nga Drenica me rezultatin 1-2.

Image

Pra, një nga klubet më të suksesshme në futbollin kosovar do bie një kategori më poshtë, pas vetëm një sezoni të kaluar në Superligë. /Zeri.info