Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale pas një goleade në Pragë
Sport
April 15, 2021 - 22:51
DETAJET
Arsenali eliminoi Slavia Praguen në kuadër të çerekfinales së Europaligës, shkruan Zeri.info.
“Topçinjtë” në ndeshjen e parë në Londër barazuan 1-1.
Ndeshja e kthimit e cila u zhvillua në stadiumin “Sinobo” në Pragë dhe rezultati përfundimtar ishte 0-4 për “Gunners”.
Francezi Alexandre Lacazette realizoi dy gola dhe nga një Nicolas Pepe e Bukayo Saka.
Granit Xhaka luajti gjithë ndeshjen, por në një pozitë krejtsisht ndryshe, si mbrojtës i majtë.
Arsenali në gjysmëfinale do të përballet me Villarealin. /Zeri.info