Barcelona kërkon mbrojtësin e Milanit, shihet si zëvendësues i Umtitit

Barcelona kërkon mbrojtësin e Milanit, shihet si zëvendësues i Umtitit

Sport April 15, 2021 - 15:27
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona raportohet se ka gjetur zëvendësuesin e mundshëm të Samuel Umtit, transmeton Zeri.info.

Lëndimi i Umtitit ka detyruar katalunasit që në mbrojtjen të luajnë me Ronald Araujon, Clement Lengletin e Oscar Minguezan.

Mbrojtësi francez ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri nëv itin 2023, por raportohet se ai është në listën e largimeve për afatin kalimtar të kësaj vere.

“Mundo Deportivo” shkruan se në listën e transferimeve është shtuar Alessio Romagnoli, pasi transferimi i Eric Garcias është vënë në dyshim.

Sipas gazetës spanjolle, Romagnoli shihet si zëvendësues i Umtitit, teksa në listë janë edhe Lisandro Martinez e Marcos Senesi.

Alessio Romagnoli ka kontratë të vlefshme me Milanin deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 30 milionë euro. /Zeri.info

Image
Alessio Romagnoli / AC Milan