Sonte zhvillohet finalja e parë në Ligën e Femrave
Sport
April 15, 2021 - 12:02
Lajmet e fundit nga sporti
Sonte (e enjte) zhvillohet ndeshja e parë finale e “Play-off”-it në Ligën e Femrave, shkruan Zeri.info.
Në finale takohen Bashkimi dhe Penza, teksa ndeshja e parë zhvillohet në “Sezai Surroi”.
Skuadra kampione do të shpallet ajo skuadër që arrin e para tri fitore.
Paraprakisht, Bashkimi eliminoi Vëllaznimin në gjysmëfinale, kurse Penza mposhti Prishtinën.
Finalja e parë mes Bashkimit dhe Penzës zhvillohet sonte nga ora 19:00. /Zeri.info