Baton Zabërgja merr ftesë nga Kosova U21

Baton Zabërgja merr ftesë nga Kosova U21

Sport March 20, 2021 - 20:04
Lajmet e fundit nga sporti

Baton Zabërgja është ftuar nga përzgjedhësi, Michael Nees, te Përfaqësuesja U21 e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Drenicës, përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.

Kësisoj, sulmuesi i “kuqezinjëve” do jetë në dispozicion të Neesit për dy ndeshjet miqësore ndaj Katarit.

Njoftimi nga FC Drenica (pa ndërhyrje):

“Pas paraqitjes fantastike sot në duel ndaj Dritës, por edhe paraqitjeve në të kaluarën më skuadrën tonë, sulmuesi Baton Zabergja, është ftuar nga përzgjedhësi i Përfaqësueses U-21, Michael Nees.

Sulmuesi i skuadrës tonë do të jetë pjesë e ekspeditës që do të udhëtoj për në Katar, ku Përfaqësuesja U-21, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore.

Klubi i deshiron shumë suksese Zabergjës duke i uruar paraqitje dinjitoze për Përfaqësuesën U21”.

Kujtojmë se Kosova U21 ndeshjen e parë miqësore ndaj Katarit e luan më 26 mars, kurse ndeshjen e dytë më 29 mars. Ekspedita e “Dardanëve” do të udhëtojë në Doha mbrëmjen e 21 marsit. /Zeri.info

 

 

 

 

Zabergja ftohet në Përfaqësuesën U-21! Skenderaj - 20.03.2021 Pas paraqitjes fantastike sot në duel ndaj Dritës, por...

Posted by FC Drenica - Faqja Zyrtare on Saturday, 20 March 2021