Drenica & Tradita – FC Prishtina 01, transmetohet direkt në “Zeri TV” dhe “Zeri.info”

Drenica & Tradita – FC Prishtina 01, transmetohet direkt në “Zeri TV” dhe “Zeri.info”

Sport March 13, 2021 - 14:07
Lexoni detajet!

Superliga e Kosovës në futsall vazhdon këtë fundjavë dhe një nga ndeshjet është ajo ndërmjet Drenica & Tradita dhe FC Prishtina 01, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në “Zeri TV” dhe “Zeri.info”.

Drenica është vendase, por për shkaqe teknike, ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë, pasi palestra në Skenderaj nuk është e gatshme.

Kryeqytetasit e vazhdojnë kampionatin nga pozita e dytë me 21 pikë, aq sa ka edhe Liburni por me golaverazh më të mirë. /Zeri.info