Fitore e rëndësishme e Napolit, Rrahmani ndër futbollistët më të vlerësuar në ndeshjen ndaj Beneventos

Fitore e rëndësishme e Napolit, Rrahmani ndër futbollistët më të vlerësuar në ndeshjen ndaj Beneventos

Sport February 28, 2021 - 19:58

Pas disa rezultateve zhgënjyese, Napoli është rikthyer me fitore në Serie A.

Në kuadër të javës së 23-të në Serie A, Napoli e ka mposhtur Beneventon me rezultat bindës, 3:0, shkruan "Zeri.info".

Dries Mertens dhe Matteo Politano i shënuan golat e fitores për vendasit.

Image

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ishte titullar sonte dhe luajti 90 minuta.

Nga "WhoScored" ai ishte ndër më të vlerësuarit derisa mori notën 7.0.

Me këtë fitore, Napoli ngritet në vendin e gjashtë në Serie A me 43 pikë, kurse Benevento mbetet në vendin e 16-të me 25 pikë. /Zeri.info