Kanë avancuar bisedimet mes PSG-së dhe Mbappes për një kontratë të re

Kanë avancuar bisedimet mes PSG-së dhe Mbappes për një kontratë të re

Sport December 05, 2020 - 23:20

E ardhmja e yllit francez, Kylian Mbappe është në pikëpyetje me këtë të fundit që raportohej se është i lidhur me një kalim te Real Madridi, përcjell “Zeri.info”.

Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo ka zbuluar se klubi po bën përparim ndërsa ata kërkojnë të lidhin me një marrëveshje të re talentin e madh francez.

Kontrata aktuale e 21-vjeçarit skadon në 2022 me PSG të etur për të siguruar një zgjatje për të larguar interesin nga Real Madrid dhe Barcelona .

“Ne po flasim. Ne duam të diskutojmë, dhe ai gjithashtu dëshiron të diskutojë. Tani është koha për të ardhur në një ide më të qartë për të ardhmen e tij. Po shkon mirë. Ne kemi bërë hapa përpara krahasuar me 10, 15 ditë më parë dhe do të vazhdojmë”, i tha Leonardo të shtunën “Canal+”.

Real Madridi është skuadra më e interesuar për transferimin e Mbappes në “Santiago Bernabeu”. /Zeri.info