Mbyllet ndeshja, Barcelona mposhtet në udhëtim te Cadizi

Mbyllet ndeshja, Barcelona mposhtet në udhëtim te Cadizi

Sport December 05, 2020 - 22:53

Përballja mes Cadizit dhe Barcelonës ka përfunduar me fitoren e vendasve, raporton “Zeri.info”.

Cadiz shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj gjigandëve spanjoll, Barcelonës.

Fillimisht, në minutën e tetë rrjeta e Ter Stegen u “tund” nga Gimenez që kaloi vendasit në avantazh.

Barcelona barazoi rezultatin fal autogolit të shënuar nga Alcala në minutën e 57-të.

Por, për t’ua bërë me dije “kataluanasve” se të dalin me pikë nga kjo ndeshje është e vështirë, u përkujdes Negredo që riktheu epërsinë në 2:1.

Barcelona pas kësaj disfate zë vendin e shtatë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara në dhjetë takime.

Cadiz me këto tre pikë janë në pozitn e pestë me 18 pikë dhe janë një nga befasitë e këtij edicioni në elitën e futbollit spanjoll. /Zeri.info