Mysafirët nuk udhëtuan, ndeshja e futbollit kosovar regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0

Mysafirët nuk udhëtuan, ndeshja e futbollit kosovar regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0

Sport November 23, 2020 - 15:57

Takimi ndërmjet Drinit të Bardhë dhe Deçanit është regjistruar me rezultat zyrtar, raporton “Zeri.info”.

Kjo vjen pasi që skuadra mysafire e Deçanit nuk ka udhëtuar fare në takimin e vlefshëm për javën e fundit në Ligën e Tretë të Kosovës, duke bërë kështu që Drini i Bardhë ta fitojë duelin në tavolinë.

Ky takim ishte i vlefshëm për javën e fundit të stinorit vjeshtor në Grupin B të Rajonit të Dukagjinit.

Drini i Bardhë është në luftë për inkuadrim në Ligën e Dytë, kurse Deçani pozicionohet në mesin e tabelës dhe nuk ka gjasa për të kaluar nivel më lartë. /Zeri.info