ZYRTARE: Gani Sejdiu emërohet trajner i skuadrës kosovare
Vushtrria ka shfaqur interesim për trajnerin e suksesshëm nga Mitrovica, Gani Sejdiu, shkruan Zeri.info.
Klubi që në këtë edicion po garon në Ligën e Parë, ka mbetur pa trajner pasi largimit të Fitim Llapashticës të shtunën e kaluar.
LEXO EDHE: ZYRTARE: Vushtrria mbetet pa trajner, largohet Fitim Llapashtica
Sejdiu që momentalisht është trajner i lirë, ka shfaqur gatishmëri që ta ndihmojë ekipin në ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor.
“Vushtrria ka shfaqur interesim dhe pasi që jam trajner i lirë dhe kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje deri në fund të stinorit, jam shprehur i gatshëm që tu ndihmojë. Aty kam punuar edhe më herët dhe e njoh shumë mirë ambientin që është shumë i mirë. Pas këtyre ndeshjeve, mbetet të shihet se cilat janë planet e klubit pastaj për pranverë. Në këto ndeshje vetëm do t’u ndihmojë për çfarëdo që klubi ka nevojë”, ka thënë Gani Sejdiu të hënën për Zeri.info.
“Timonieri” Sejdiu në të kaluarën e ka drejtuar Trepçës, Trepçës ’89, Vushtrrinë, Feronikelin, Ballkanin dhe së fundmi Drenicën.
Me Trepçën dhe Feronikelin i ka shijuar titujt kampion në Kosovë.
Pas dhjetë xhirove të zhvilluara, Vushtrria renditet në pozitën e shtatë me nëntë pikë të grumbulluara në Grupin A të Ligës së Parë. /Zeri.info