Lista e golashënuesve pas tri takimeve të sotme në Superligën e Kosovës në futboll

Lista e golashënuesve pas tri takimeve të sotme në Superligën e Kosovës në futboll

Sport October 31, 2020 - 16:27
Detajet

Sot (e shtunë) janë zhvilluar tri takime të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton “Zeri.info”.

Në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, Trepça ’89 ka fituar me përmbysje ndaj Arbërisë me rezultat 1:2, duke arritur të bëjë edhe një përmbysje tjetër brenda dy xhirove për t’i marrë tri pikë me vete në Mitrovicë.

Në takimin tjetër të zhvilluar në Suharekë, Ballkani e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat të thellë 4:1, duke vazhduar të kryesojë i vetëm në tabelë.

Në takimin tjetër interesant, Gjilani dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët pasi luajtën 0:0 në Gjilan.

Listës së golashënuesve vazhdon t’i prijë i vetëm sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku.

Daku me dy golat e shënuar sot për Ballkanin, ka shkuar në kuotën e 17 golave në përgjithësi deri më tani.

Kjo është lista e golashënuesve pas tri takimeve të sotme:

 

Image/Zeri.info