S’ka fitues në derbi, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

S’ka fitues në derbi, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Sport February 15, 2025 - 19:13

Derbi mes Prishtinës dhe Dritës ka përfunduar baras, në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 3-3.

Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Leotrim Kryeziu (25’), Dial Halili (35’) dhe Drilon Islami (75’), kurse për gjilanasit realizuan Besnik Krasniqi (61’), Albert Dabiqaj (77’) dhe RRon Broja (90+5’).

Pas këtij barazimi, Prishtina është e katërta me 29, kurse Drita lidere me 44 sosh. /Zëri