
Napoli barazon në udhëtim te Lazio
Sport
February 15, 2025 - 19:52
Napoli nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Lazio, në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” përfundoi me rezultat 2-2.
Golat për skuadrën vendase u shënuan nga Isaksen (6’), Dia (87’), kurse për atë mysafire realizuan Raspadori (13’) dhe autogoli nga Marusiq (64’).
Me këtë barazim, Napoli grumbullon 56 pikë si lider, kurse Lazio e katërta me 46 sosh. /Zëri