Zyrtare: Mbappe rikthehet me skuadrën e Francës për ndeshjet në mars

Zyrtare: Mbappe rikthehet me skuadrën e Francës për ndeshjet në mars

Sport February 14, 2025 - 09:14

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është rikthyer zyrtarisht me Kombëtaren e Francës për ndeshjet në mars.

Mbappe në ndeshjet e fundit ndërkombëtare nuk është grumbulluar me kombëtaren franceze, kurse tani është konfirmuar se ai do të jetë në dizpozicion për ndeshjet në muajin mars.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i kombëtares, Didier Deschamps.

“Ai do të jetë pjesë e skuadrës, po”, thotë Deschamps për “L’Equipe”.

Franca do t’i zhvillojë dy ndeshje në mars kundër Kroacisë në datat 20 dhe 23. /Zëri