Kjo është mikpritja e ngrohtë që Werder Bremeni ia bëri Milot Rashicës në ndeshjen e sotme

Kjo është mikpritja e ngrohtë që Werder Bremeni ia bëri Milot Rashicës në ndeshjen e sotme

Sport October 17, 2020 - 18:44

Freiburgu dhe Werder Bremeni janë përballur në pasditën e sotme në kuadër të Bundesligës gjermane.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Scharzwald Stadion", fitues nuk kishte, derisa rezultati përfundimtar ishte 1:1, shkruan "Zeri.info".

Lienhart shënoi për vendasit, derisa për Werder Bremenin golin e barazimit e shënoi Fullkkrug.

Milot Rashica e nisi këtë ndeshje te Werder Bremeni nga banka rezervë, por që u inkuadrua në minutën e 66-të të ndeshjes.

Rashica i dha gjallëri sulmit të skuadrës së Florian Kohfeldt, por pa arritur ta gjejë rrugën e golit.

Ai ka pasur edhe mikpritje të ngrohtë nga Werder Bremeni, klub i cili në rrjetin social "Facebook" shkroi:

"E mrekullueshme ta shohësh Milot Rashicën të rikthyer në fushë për skuadrën sot". /Zeri.info