![Notat e Arbër Zenelit, Valon Berishës dhe Bersant Celinës në humbjet e sotme në Ligën 1](/uploads/zeri.info/images/2020/September/20/auto_auto_116000098241600614719.jpg)
Notat e Arbër Zenelit, Valon Berishës dhe Bersant Celinës në humbjet e sotme në Ligën 1
Valon Berisha dhe Arbër Zeneli nuk kanë arritur ta shpëtojnë Reimsin nga humbja sot në kuadër të kampionatit elitar francez, Liga 1.
Në "Stade Municipal Saint-Symphonen", Metzi arriti të regjistrojë fitore ndaj Reimsit me rezultat të ngushtë, 2:1, shkruan "Zeri.info".
Berisha dhe Zeneli startuan nga minuta e parë në këtë ndeshje, por pa lënë ndonjë gjurmë sot.
Berisha luajti 90 minuta, kurse Zeneli vetëm 68 minuta në këtë ndeshje jo të mirë të Reimsit.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2020/September/20/auto_Reims1600614723.png)
Nga "WhoScored", Berisha u vlerësua me notën 6.4, kurse Zeneli me notën 7.2.
Humbje sot pësoi edhe Dijoni, aty ku aktivizohet fantazisti i Kosovës, Bersant Celina.
Celina luajti 86 minuta në këtë ndeshje, por nuk ndihmoi skuadrën e tij për t'iu shmangur humbjes 1:0 nga Strasbourgu.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2020/September/20/auto_dijon1600614737.png)
Ai u vlerësua me notën 6.3 nga "WhoScored". /Zeri.info