Lajmi i fundit: Tirana e mëson kundërshtarin në fazën “play off” të Ligës së Evropës

Lajmi i fundit: Tirana e mëson kundërshtarin në fazën “play off” të Ligës së Evropës

Sport September 18, 2020 - 14:16
Detajet

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti, i cili ka përcaktuar çiftet e skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën në fazën “play off” të Ligës së Evropës.

Tirana do të përballet me zviceranët e Yong Boys, ndeshje e cila do të zhvillohet në Zvicër.

Ndeshja do të luhet më 1 tetor, aty ku Tirana e drejtuar nga Emanuel Egbo do të kërkojnë historinë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, e cila do të ishte për herë të parë në histori të klubit të Tiranës.

Te Tirana në këtë verë është transferuar edhe ylli i futbollit kosovar, portieri Visar Bekaj nga FC Prishtina. /Zeri.info