Agim Ademi: Sot starton kampionati, e kemi lejen e Ministrisë së Shëndetësisë

Agim Ademi: Sot starton kampionati, e kemi lejen e Ministrisë së Shëndetësisë

Sport September 18, 2020 - 14:00
Detajet

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll do të startoj sot (e premte), raporton Zeri.info.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi për Zeri.info.

“Ministria e Shëndetësisë na ka dhënë leje. Kampionati nis sot me ndeshjen Trepça ’89 – Arbëria”, ka thënë Agim Ademi për Zeri.info.

Ministria e Shëndetësisë e cila i ka ndaluar në korrik aktivitet sportive me qëllim të parandalimit të pandemisë COVID-19. 

Në program sot është ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Arbërisë që nis nga ora 16:00. 

Tashmë edhe bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për të gjitha ndeshjet e xhiros së parë.

Në ndeshjen e sotme gjyqtarë do të jenë: Alban Shala, Granit Hyseni, Fatlum Jashari dhe gjyqtar i katërt Dardan Çaka.

Kurse, në ndeshjen interesante mes Feronikelit dhe Gjilanit e cila pritet të zhvillohet ditën e diele, ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Besfort Kasumi me asistentet Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe gjyqtar i katert Burim Jahmurataj.

Më poshtë i keni të gjithë të deleguarit në ndeshjet e javës së parë:

Image