ZYRTARE: Ylli i futbollit kosovar nënshkruan me FC Prishtinën
FOTO: Laura Hasani

ZYRTARE: Ylli i futbollit kosovar nënshkruan me FC Prishtinën

Sport August 10, 2020 - 15:56
Detajet

Behar Maliqi është kthyer edhe zyrtarisht në ish-klubin e tij Prishtinën, me të cilin ka 104 paraqitje dhe dy tituj kampioni.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e Prishtinës në rrjetin social “Facebook”, përcjell “Zeri.info”.

Image

Maliqi në dy edicionet e fundit ka qenë pjesë e Llapit.

“Është kënaqësi e madhe për mua të kthehem në klubin ku jam formuar si lojtar. Falënderoj udhëheqjen e klubit dhe trajnerët për besimin që kanë te unë”, ka deklaruar Maliqi për faqen zyrtare

“Shpresoj që vit të jetë i Prishtinës dhe t’i arrijmë qëllimet që i kemi”, shtoi ai.

“Maliqi me Prishtinën ka qenë i angazhuar për pesë edicione me bardhekaltrit, 2008-2013, 104 paraqitje zyrtare, 11 gola dhe dy tituj kampioni, një kupë dhe një superkupë.

Ish-futbollisti i Fushë Kosovës (2004-06, 2007/08), KEK-ut (2006/07), Partizanit (2013/14), Feronikelit (2014-2018) dhe së fundi i Llapit në dy edicione nga viti 2018.

Behar Maliqi është futbollisti me më së shumti tituj kampioni në Kosovë, gjithsej pesë herë është shpallur kampion i Kosovës", thuhet mes të tjerash në njoftimin e Prishtinës. /Zeri.info