Arsenali dëshiron Willianin, Coutinhon e Parteyn

Arsenali dëshiron Willianin, Coutinhon e Parteyn

Sport August 03, 2020 - 15:38
Lajmet e fundit nga sporti

Arsenali dëshiron të përforcohet me Willianin, Philippe Coutinhon dhe Thomas Parteun gjatë kësaj vere, raporton “The Times”, transmeton “Zeri.info”.

Willian do të jetë lojtar i lirë gjatë kësaj vere pas skadimit të kontratës së tij me Chelsean.

Ndërkohë, Coutinho nuk bën pjesë në planet e Barcelonës dhe pritet të largohet nga katalunasit.

Kurse, Partey ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale me Atletico Madridin./Zëri