Para finales ndaj Ballkanit, Egbo: Prishtina e meriton të jetë në Evropë

Para finales ndaj Ballkanit, Egbo: Prishtina e meriton të jetë në Evropë

Sport May 21, 2024 - 19:09

Trajneri i FC Prishtinës, Emanuel Egbo ka folur para finales së Kupës së Kosovës që përballë ka FC Ballkanin.

Egbo tha se fitimi i Kupës është e vetmja rrigë që Prishtina siguron Evropën, pasi sipas trajnerin kryeqytetasit e meritojnë të jenë në Evropë.

“Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi. Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon. Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar. Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, u shpreh Egbo.

Finalja mes Prishtinës dhe Ballkanit do të zhvillohet nesër (e mërkurë), në orën 15:00. /Zëri