Borussia Dortmundi i vendos ultimatum Manchester Unitedit për Jadon Sanchon

Borussia Dortmundi i vendos ultimatum Manchester Unitedit për Jadon Sanchon

Sport August 03, 2020 - 15:08
Lajmet e fundit nga sporti

Borussia Dortmundi ka vendosur datën 10 gusht si ditën e fundit kur mund të arrihet një marrëveshje për sulmuesin Jadon Sancho, i cili është objektivi kryesor i Manchester Unitedit në këtë verë, transmeton “Zeri.info”.

Klubi gjerman u ka thënë “Djajve të Kuq” se dëshiron 100 milionë funte për reprezentuesin anglez.

Ende nuk ka marrëveshje për shifrën e transferimit, e cila do të paguhej në disa rata nga anglezët.

Dortmundi ka vendosur një ultimatum për shkak se nuk dëshiron të shkaktojë paqartësi në përgatitjet për edicionin e ri të Bundesligës.

Edicioni i ri do të fillojë më 18 shtator, derisa afati kalimtar mbyllet më 5 tetor. /Zëri