“Besoccer” publikon video me momentet më të mira të Lorik Canës në Marseille

“Besoccer” publikon video me momentet më të mira të Lorik Canës në Marseille

Sport August 03, 2020 - 14:41
Detajet

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, është aktivizuar ;për skuadrën e madhe franceze Olimpique Marseille për katër edicione (2005-2009), shkruan “Zeri.info”.

Futbollisti nga Gjakova i lindur në Prishtinë në vitin 2005 iu bashkua Marseilles duke u transferuar nga rivali i përbetuar i këtij ekipi Paris Saint Germain (PSG).

“Besoccer” së fundmi e ka publikuar një video me momentet më të mira të Lorik Canës në Marseille.

Image

Loriku me skuadrën nga “Velodrome” është paraqitur në 174 ndeshje ka i ka shënuar tetë gola.

Cana krahas Marseilles është aktivizuar edhe në Sunderland, Galatasaray dhe Lazio.

Me Kombëtaren e Shqipërisë është paraqitur nr 90 ndeshje, kurse futbollit i ka thënë lamtumirë në vitin 2016.

Ai ka njoftuar se shumë shpejt pritet të marrë rol drejtues në ndonjë ekip evropian. /Zeri.info