Haalandi zbulon se kur e kuptuan që do ta fitonin Premierligën edhe pse gara për titull ishte e hapur

Haalandi zbulon se kur e kuptuan që do ta fitonin Premierligën edhe pse gara për titull ishte e hapur

Sport May 21, 2024 - 22:43

Erling Haaland ka zbuluar momentin e saktë kur Manchester City e dinte se do të fitonin titullin e Ligës Premier, dhe ishte para xhiros së fundit të sezonit.

City marshoi drejt një trofeut rekord të katërt radhazi në elitën e futbollit anglez, duke shuar shpresat e Arsenalit, pas një fitore komode 3-1 ndaj West Hamit.

Haaland dështoi të shënonte kundër Hammers, por e mbylli sezonin me Këpucën e Artë për më shumë gola në Ligën Premier pasi arriti të shënonte 27 gola në kompeticion.

Duke folur për Sky Sports, sulmuesi tha: “Unë mendoj se pasi fituam ndaj Spurs, ne disi e dinim se do ta bënim atë (fitimin e titullit)”.

“Të jesh në Ligën Premier ka qenë më e vështirë se sa pritej. Mënyra se si është çdo ndeshje – nuk është një finale, por nuk është larg. Nuk mund të relaksoheni pas 45 minutash. Çdo ndeshje është kaq intensive dhe e vështirë”.

"Pep kërkon shumë çdo ditë dhe nëse nuk i përmbushni ato që ai pret, jeni në telashe të mëdha”, ka shtuar më tej Haaland.

Norvegjezi tani ka shijuar dy sezone vezulluese në futbollin anglez që kur u transferua në City në fillimin e sezonit të kaluar dhe ishte qartësisht i sigurt gjatë garës, pavarësisht këmbënguljes së Arsenalit për ta çuar garën për titull në ditën e fundit. /Telegrafi/