Interi konfirmon skuadrën për Ligën e Evropës

Interi konfirmon skuadrën për Ligën e Evropës

Sport August 03, 2020 - 14:22
Lajmet e fundit nga sporti

Interi ka konfirmuar skuadrën për pjesën e mbetur të edicionit të Ligës së Evropës, shkruan “Zeri.info”.

Pjesë e ekipit do të jetë edhe sulmuesi Alexis Sanchez.

Zikaltrit kanë arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e përhershëm të kilianit gjatë kësaj vere.

Kështu që Sanchezit i është dhënë leja për të luajtur me Interin në Ligën e Evropës në gusht.

Interi do të luajë kundër Getafes të mërkurën, kur do të luftojë për të siguruar çerekfinalen e këtij kompeticioni.

Skuadra e Interit për Ligën e Evropës:

Handanovic, Padelli; Godin, De Vrij, Ranocchia, Young, D’Ambrosio, Biraghi, Skriniar, Bastoni, Moses; Agoume, Gagliardini, Sensi, Borja Valero, Barella, Eriksen, Brozovic, Candreva; Sanchez, Lukaku, Martinez./Zëri