Bale flet për vërshëllimat e tifozëve të Real Madridit ndaj tij

Bale flet për vërshëllimat e tifozëve të Real Madridit ndaj tij

Sport August 03, 2020 - 14:14
Lajmet e fundit nga sporti

Gareth Bale thotë se nuk e ka kuptuar momentin kur është vërshëllyer nga vetë tifozët e Real Madridit, transmeton “Zeri.info”.

Pavarësisht një rekordi të mrekullueshëm të golave dhe paraqitjeve të mira në ndeshjet e mëdha, uellsiani ishte vërshëllyer në disa raste nga tifozët gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll.

“Kjo është pyetja më e madhe! Unë thjesht nuk e kuptoj, sepse nëse nuk jeni duke kaluar nëpër një kohë të mirë në fushë, ju do të prisnit që tifozët të qëndrojnë pas teje dhe të provojë të të bëjnë më mirë, sepse ajo do t’i bënte të lumtur. Por duket se ata bëjnë të kundërtën”, u shpreh Bale.

“Ata thjesht të vërshëllejnë, që të bën të ndihesh edhe më keq, kështu që humbni vetëbesimin”, shtoi reprezentuesi uellsian. /Zëri