Superliga live: Feronikeli - Gjilani, Dukagjini - Ballkani, mbyllen ndeshjet në Drenas dhe Klinë

Superliga live: Feronikeli - Gjilani, Dukagjini - Ballkani, mbyllen ndeshjet në Drenas dhe Klinë

Sport July 04, 2020 - 16:10

Me dy takimet që u zhvilluan dje Vushtrria – Flamurtari dhe Prishtina – Drenica, u hap java e 28-të e Superligës së Kosovës në futboll e e cila dëshmoi qartë se në çfarë faze të nxehtë ka hyrë kampionati, shkruan “Zeri.info”.

Flamurtari befasoi duke marrë vetëm një pikë ndaj Vushtrrisë, që tashmë është përshëndetur nga garat, derisa Prishtina me shumë vuajtje e siguroi fitoren ndaj Drenicës, dhe atë me një gol të shënuar në minutat shtesë të ndeshjes.

Shumë interesant pritet të jetë edhe sot kur në program janë dy ndeshje.

Ballkani nëse dëshiron ta vazhdojë rrugën për titull duhet medoemos të fitoj ndaj Dukagjinit në Klinë, skuadër kjo që po di shpesh të tregohet rival i fortë për klubet e mëdha, ndryshe çdo rezultat tjetër e largon nga gara për titull skuadrën e Ismet Munishit.

Një sfidë vendimtare është edhe për Gjilanin e Gentjan Mezanit që do të përballet me Feronikelin.

Ndeshja zhvillohet në Drenas dhe Gjilani medoemos e ka të fitoj,ë ndryshe humb çdo shpresë në luftë për titull.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 17:00. 

Feronikeli – Gjilani 0:2

Mbyllet ndeshja në Drenas.

83' Fiton Hajdari i Gjilanit tenton ta parabolojë portierin Smakiqi, por pa sukses.

75' Goditje e rrezikshme nga Progni prej goditjes së dënimit, por pa sukses për ta shënuar golin e tretë.

66' GOOOOOOL. Gabim tjetër nga Tropshupa, portieri i 'Niklit' Shënon Muhamed Useini.

60' Vazhdon loja në Drenas, të dyja skuadrat kërkojnë të shënojnë tani.

54' Rast ideal për Gjilanin përmes Prognit, por nuk arrin të finalizojë.

52' Mevlan Zeka i Feronikelit gjuan për mrekulli nga goditja e dënimit, por pa sukses.

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

36' Sebino Plaku i Gjilanit bën lëvizje 'mashtruese' në zonën e Feronikelit, por ndalet nga mbrojtja vendase.

30' Skuadra gjilanase më e relaksuar pas golit të epërsisë.

23' GOOOOOOL. Gjilani ka kaluar në epërsi përmes Sebino Plakut falë reagimit të dobët të portierit Deniz Troshupa.

13' Gjilani ka posedimin në këtë fillim lojë. Kërkon me ngulm të shënojë në Drenas.

9' Progni tenton nga distanca, por dështon të shënojë në portën e Feronikelit.

1' Nis ndeshja në Drenas.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Troshupa, Loshi, Lladrovci, Berisha, Hoxha, Thaqi, Millaku, Bojku, Hoti, Gbowea, Zeka. Trajner: Afrim Tovërlani

Gjilani: Ruçi, Frashëri, Rapa, Veliu, Halili, A.Keita, Jonuzi, Plaku, Hajdari, Progni, R.Keita. Trajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Tefil Maloku, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Bardh Ajeti

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas.

Dukagjini – Ballkani 1:5

Mbyllet ndeshja në Klinë.

87' GOOOOOOOL. Dukagjini shënon golin e nderit. Realizon Granit Elezaj.

82' GOOOOOOOL. Ballkani e shënon edhe të pestin, Magani realizon pas gabimit të mbrojtjes klinase.

80' Mysafirët po e qarkullojnë top pa presion pas katër golave të shënuar.

74' GOOOOOOL. Blendi Baftiu realizon tre-golësh, shënon nga pika e bardhë.

Eurogoli i Blend Baftiut në minutën e 24-t nga goditja e dënimit.

62' GOOOOOL. Ermal Krasniqi me një goditje precize shënon golin e tretë për Ballkanin.

59' Rast i mirë për Ballkanin, por Jeton Dushi i vendasve mbyll gjithçka.

47' GOOOOOL. Blendi Baftiu realizon nga pika e bardhë për 0:2 në favor të mysafirëve.

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45' Ballkani me të gjitha forcat në sulm, por goditja e Jetmir Topallit e lehtë për portierin Burim Boja.

36' Dukagjini kthen posedimin, synon golin e barazimit.

31' Ballkani nuk i ndal aksionet ndaj Dukagjinit, por Elton Basriu i vendasve e ndal një të tillë tani.

27' Aksion ideal për Dukagjinin, por Kamara dështon të shënojë.

24' GOOOOOOOL. Blendi Baftiu realizon supergol nga 25 metra prej goditjes së dënimit.

17' Mirlind Daku i Ballkanit gjuan me kokë pas pasimit të Jetmir Topallit, por pa sukses.

6' Ballkani niset në aksion përmes kapitenit Krasniqi, por bllokohet nga mbrojtja klinase.

1' Nis ndeshja në Klinë.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Bojaj, Shala, Basriu, Palushaj, Doshlaku, Mulaj, Dushi, Jashanica, Gojani, Kamara, Merlaku. Trajner: Severin Elezaj

Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Sinani, Prekazi, Potoku, Gashi, Kuç, Baftiu, Topalli, Krasniqi, Daku. Trajner: Ismet Munishi

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Visar Kastrati

Stadiumi: “18 Qershori” – Klinë. /Zeri.info