Rrahmani: Do të më pëlqejë Napoli, e dua detin dhe plazhin

Rrahmani: Do të më pëlqejë Napoli, e dua detin dhe plazhin

Sport June 01, 2020 - 14:11
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi kosovar, Amir Rrahmani, do të bëhet pjesë e skuadrës së Napolit gjatë edicionit të ardhshëm, transmeton “Zeri.info”.

Mbrojtësi kompletoi transferimin e tij te skuadra napolitane gjatë janarit, por u vendos që të qëndrojë si i huazuar te Hellas Verona deri në fund të këtij edicioni.

Duke folur për qytetin e Napolit ai thotë se do t’i pëlqejë aty.

“Do të më pëlqejë Napoli, e dua detin dhe plazhin”, është shprehur Rrahmani, i cili gjithashtu ka lavdëruar Veronën.

“I detyrohem shumë Veronës, për gjithçka: qytet dhe tifozë të mrekullueshëm”, ka thënë ai për mediet italiane. /Zëri