Këto janë dy ofertat për Messin nëse argjentinasi vendos të largohet nga Barcelona

Këto janë dy ofertat për Messin nëse argjentinasi vendos të largohet nga Barcelona

Sport April 09, 2020 - 18:47
Lajmet e fundit nga sporti

Lionel Messi raportohet se ka dy oferta në tavolinë nëse vendosë për t’u larguar nga Barcelona, transmeton zeri.info

Fituesi i gjashtëfishtë i “Topit të Artë” ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij me klubin kataluans që e lejon ndërprerjen e marrëveshjes në fundt të edicionit – opsion të cilin më herët e kishin pasur edhe Andres Iniesta dhe Carles Puyol gjatë kohës së tyre në “Camp Nou”.

Argjentinasi ka pasur një përplasje me krerët e klubit në disa raste kohëve të fundit.

Nëse Messi dëshiron të provojë një sfidë të re, Interi dhe Neëell's Old Boys – klubi ku ai kishte marrë hapat e parë në futboll – janë të interesuara për të.

Gazetari Martin Castilla u shpreh: “Leo ka një ofertë nga Neëell's Old Boys për t’u kthyer në shtëpi, por Interi është duke shtyrë përpara dhe ajo që tha Moratti është e vërtetë”.

“Ata janë të gatshëm për negociata, pastaj vendimi do të jetë i Messit. Por, Interi padyshim që është duke punuar për këtë”, ka shtuar ai./Zëri