![Ismet Beqiri emërohet zëvendësministër në MKRS, do të merret kryesisht me sport](/uploads/zeri.info/images/2020/February/19/auto_333333331582143085.jpg)
Ismet Beqiri emërohet zëvendësministër në MKRS, do të merret kryesisht me sport
Sport
February 19, 2020 - 21:10
Lajmet e fundit nga sporti
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, pritet që të emërohet zëvëndësministër i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit që drejtohet nga Vlora Dumoshi, raporton Zëri.info.
Burime të Zëri.info mësojnë se Beqiri do të merret kryesisht me çështjet e sportit në MKRS.
Beqiri më parë ka qenë edhe kryetar i Komunës së Prishtinës.
Ndryshe, Vlora Dumoshi në fillim të këtij muaji e mori drejtimin e MKRS-së.
Ajo gjatë ditës se sotme është takuar edhe me krerë të Federatës së Futbollit të Kosovës, takim në të cilin me kryetarin Agim Ademi dhe bashkëpunëtorët e tij, u diskutua për infrastrukturën sportive në stadiumet kosovare. /Zëri.info