Java e parë e Superligës: Kush shkëlqeu e kush dështoi, Zhjeqi bën analizë interesante

Java e parë e Superligës: Kush shkëlqeu e kush dështoi, Zhjeqi bën analizë interesante

Sport February 16, 2020 - 18:43
Ballkani e nisi furishëm siç është pritur, ngjashëm si Prishtina, derisa dështim mund të thuhet edhe për Llapin e Trepçën’89 të cilat qysh tash duhet të mendojnë edhe për ekzistencë

Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll ka nisur ashtu siç edhe ishte paralajmëruar i zjarrtë dhe me shumë rivalitet. Padyshim vëmendja në javën e parë ishte në Gjilan, aty ku u përballën skuadrat nga Anamorava, Drita e Gjilani, shkruan Zëri.info.

Edhe këtë herë si në sfidën e stinorit vjeshtor festoi Drita e cila për dallim nga hera e parë kur fitoi me rezultat 1:0, këtë herë triumfoi me rezultat 2:0, duke e futur në një situatë aspak të mirë Gjilanin i cili pranverën e nis me dy humbje, fillimisht u eliminua nga Kupa dhe ja tash në garat kampionale.

Ballkani e nisi furishëm siç është pritur, ngjashëm si Prishtina, derisa dështim mund të thuhet edhe për Llapin e Trepçën’89 të cilat qysh tash duhet të mendojnë edhe për ekzistencë.

Image

Ish futbollisti i mirënjohur Arben Zhjeqi në një bisedë për Zëri.info ka analizuar javën e parë në elitën e futbollit.

”Java e parë na solli lojë interesante ku do ta veçoja derbin Drita-Gjilani e cikla ishte loja shumë e miër ku dy skuadrat treguan ndër lojërat më të mira në Superligë. Gjilani pati më shumë nga loja por në fund triumfoi Drita pasi shënoi 2 gola dhe ëkshtu e ka futbolli’, ka thënë për Zëri.info, Arben Zhjeqi duke e folur më pas edhe për ndeshjet tjera.

‘Ballkani sigurt luajti në shtëpi dhe nuk lejo befasi nga Drenica të cilën e mposhti lehtësishtë, ngjashëm si Prishtina, Vushtrrinë ku thujse Vushtrria është e dorëzuar pasi po luan me shumë lojtarë të rinj. Flamurtari mori një fitore me peshë ndaj Trepçës’89, ndërsa hap fals ka bërë Llapi në Klinë ndaj Dukagjinit dhe them se tash futet në krizë.

Image

Gjithashtu edhe Feronikeli dështoi ndaj Ferizajt pothuajse të dorëzuar ku i kanë ikur shumë futbollistë dhe janë në krizë të madhe’, ka vlerësuar Zhjeqi i cili gjithsesi befasin më të madhe e sheh te Gjilani.

‘Në këtë sezon edhe pse pati shumë investime Gjilani, na befasojë duke i humbur 2 lojë në start dhe i mbetet per t’i analizuar më thellë për të gjetur gabimet. Ekipet që luftojnë për titull janë Ballkani, Prishtina, Drita dhe Gjilani’ ka përfunduar Arben Zhjeqi. /Zëri.info

Image