Drenica vazhdon me stërvitje, nesër zhvillon një super-ndeshje miqësore

Drenica vazhdon me stërvitje, nesër zhvillon një super-ndeshje miqësore

Sport January 20, 2020 - 18:17

Pas stërvitjeve nga dy herë në ditë në javën e kaluar, skuadra e Drenicës të hënën (sot) ka mbajtur vetëm një seancë stërvitore, por me intensitet të lartë.

Skuadra e Gani Sejdiut do të zhvillojë gjatë ditë së martë (nesër) një ndeshje miqësore me Trepcën‘89 në Mitrovicë, kurse të mërkurën në mengjes niset për në Durrës, për të vazhduar me fazën e fundit përgatitore, para ndeshjes së Kupës së Kosovës, që starton me 8/9 shkurt.

Drenica tashmë është kompletuar dhe lojtarët po tregojnë angazhim dhe përkushtim të madh në stervitje./Zëri.info