Mungesa në derbin kundër Man Unitedit, Xherdan Shaqiri reagon dhe tregon arsyen, flet edhe për të ardhmen

Mungesa në derbin kundër Man Unitedit, Xherdan Shaqiri reagon dhe tregon arsyen, flet edhe për të ardhmen

Sport January 20, 2020 - 18:06

Xherdan Shaqiri shpreson të jetë i gatshëm për sfidën e Liverpoolit në Kupën FA ndaj Shrewbury Town, teksa është i përcaktuar që ta kryejë punën e tij në skuadër në pjesën e mbetur të edicionit.

Shaqiri ka munguar në ndeshjen e së dielës në Premierligës ndaj Manchester Unitedit pas një lëndimi muskulor në stërvitje, shkruan Zëri.info.

Ishte një frustrim për mesfushorin nga Kosova, i cili ka startuar në vetëm tri ndeshje këtë edicion.

"Është vetëm një problem i vogël, të cilin e kisha pësuar në stërvitje", ka thënë Shaqiri.

"Shpresoj të kthehem këtë javë. Le ta shohim, nuk mund të them sigurt asgjë", tregon më tej futbollisti gjilanas.

Kur është pyetur për të ardhmen, Shaqiri tha: "Jam duke qëndruar pozitiv dhe duke tentuar ta kem mundësinë që ta jap më të mirën dhe ta ndihmoj skuadrën"./Zëri.info