Nëna nuk e pëlqen faktin se Robin Krasniqi merret me boks, ajo e pret me padurim këtë moment
Robin Krasniqi është njëri ndër boksierët më të mirë në trojet shqiptare.
32-vjeçari nga Juniku i cili përfaqëson Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar, renditet në vendin e 25-të nga 1374 boksierë në ranglistën botërore.
Krasniqi së fundmi pësoi humbje Stefan Haertel në muajin maj, por që kjo nuk e zbehë talentin e jashtëzakonshëm që ka në boks, raporton Zëri.info.
Nga 55 përballje të zhvilluara deri më tani, Krasniqi ka regjistruar 49 fitore teksa ka gjashtë humbje.

Pavarësisht sukseseve, Robin Krasniqi thotë se nëna e tij e vuan faktin se ai merret me boks.
I ftuar në emisionin "Vera" në RTK, Krasniqi ka zbuluar se nëna e tij e pret me padurim momentin kur ai të pensionohet.
"Nëna ime ende e vuan faktin që jam boksier, ajo e pret me gëzim momentin kur do ta përfundoj karrierën", tha Robin Krasniqi, përcjell Zëri.info.
"Por, në fakt edhe nëse e përfundoj karrierën, në boks ka filluar edhe vëllai im, të cilit ia dëshiroj të gjitha sukseset e mundshme", tregon tutje Krasniqi.
"Shoh talent të shumtë tek ai, por në njëren anë po më dhimbset nëna ime. Kur e shoh duke hyrë në ring, më vjen rëndë", potencoi ai./Zëri.info