Zyrtare: Donjet Shkodra rinovon me Shakhtarin
Sport
June 20, 2019 - 18:07
Detajet
Futbollisti kosovar, Donjet Shkodra e ka rinovuar kontratën e tij me Shakhtar Karagandin në Kazakistan, transmeton zeri.info
Ai është duke shkëlyqer së fundmi, derisa ka realizuar 2 gola në 3 ndeshjet e fundit.
Falë kësaj forme, klubi kazak ka vendosur që ta shpërblejë Shkodrën me një kontratë të re.
Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Më herët që gjilanasi ka bërë karrierë edhe në Shqipëri duke veshur fanellat e Kukësit, Skënderbeut e Flamurtarit./Zëri