Elbasani e përjetëson Fatjon Bunjakun, pensionon fanellën me numër 27

Elbasani e përjetëson Fatjon Bunjakun, pensionon fanellën me numër 27

Sport June 09, 2026 - 19:58

Klubi i Futbollit Elbasani ka marrë një vendim simbolik dhe emocional pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të ri Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën në moshën 22-vjeçare si pasojë e një aksidenti.

Në nderim të tij, klubi ka vendosur të tërheqë nga përdorimi fanellën me numrin 27, numër të cilin Bunjaku e mbante gjatë kohës së tij te skuadra elbasanase. Ky vendim vjen si një gjest respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për kontributin dhe kujtimin e tij në klub.

“Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub”, shkruan në njoftimin e Elbasanit.

Bunjaku ka pasur një karrierë të pasur në futbollin kosovar dhe më gjerë. Ai është zhvilluar te Trepça, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Lirisë, Gjilanit, Malishevës dhe Phoenixit.

Për një periudhë të karrierës së tij ka luajtur edhe në Kroaci, ndërsa së fundi ishte pjesë e Elbasanit.

Në nivel përfaqësues, Bunjaku ka veshur fanellën e Kosovës në grupmoshat U19 dhe U21, duke u konsideruar një prej talenteve premtues të futbollit kosovar.

Image