Jose Mourinho punësohet në Rusi

Jose Mourinho punësohet në Rusi

Sport shkurt 11, 2019 - 17:04
Detajet

Jose Mourionho ka gjetur punë të re, pasi në dhjetorin e vitit të kaluar ishte shkarkuar nga posti i trajnerit në Machester United. Ai do ta ketë një emision televiziv në televizionin rus RT, shkruajnë mediat e huaja, transmeton zeri.info.

Atu Mourinho kishte punuar edhe verën e kaluar në cilësinë e komentatorit profesional, duke e analizuar Kampionatin Botëror të futbollit. “Emisioni do të sjellë një analizë të veçantë të trajnerit të njohur gjatë ditëve kur do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Përveç kësaj, do të ofrohen edhe analiza nga temat e futbollit botëror”, kanë thënë përfaqësuesi e RT-së.