Edhe Majlinda fiton të artën në Grand Prix

Edhe Majlinda fiton të artën në Grand Prix

Sport nëntor 09, 2018 - 14:02

Majlinda Kelmendi është garuesja e dytë kosovare që e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Uzbekistanit, shkruan Zeri.info.

Xhudistja pejane e ka mposhtur në finale zviceranen Evelyne Tschopp për ta fituar të artën pasi ishte e argjendtë në Grand Prix Abu Dhabi së fundmi.

Majlinda po kthehet në formën ideale pas lëndimit që e kishte lënë gjatë jashtë. /Zëri/