Dortmundi përmbys Bayernin, arrin në finale
Sport
April 26, 2017 - 22:49
Borussia Dortmund ka kaluar në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Skuadra verdhezi ka mposhtur Bayernin e Munichut në gjysmëfinale në “Alianz Arena”.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Marco Reus, por vendësit përmbysën rezultatin me Javi Martinez dhe Mats Hummels.
Megjithatë, Dortmundi u rikthye edhe një herë me golat e Pierre-Emerick Aubameyang dhe Mousa Dembele, për të fituar 3:2.
Në finalen e madhe, Dortmundi takohet me Frankfurtin.