Eurokoha shpall konkurs për 3 vende të lira pune
Eurokoha shpall konkurs për 3 vende të lira pune:
• Burime njerëzore | HR
• Asistent Financiar
• Agjent i shitjes
Burime njerëzore | HR
Detyrat Kryesore:
• Drejtimi i procedurave për administrimin e punonjësve dhe rekrutim
• Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit
• Përpilimi i pagave dhe monitorimi i ndryshimeve në paga dhe në numër të të punësuarve
• Krijimi dhe zbatimi i politikave të kompanisë
• Përgjegjës për motivimin dhe organizimin e trajnimeve të punëtorëve sipas normave të kompanisë
• Monitoron të dhënat dhe detajet personale të personelit, pozita, paga, pushimet etj
• Përpilimi i raporteve vjetore dhe vlerësimit të performancës
• Menaxhimi i nevojave dhe ankesave të personelit
Kualifikimet:
• Diplomë universitare preferohet në Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale
• Të ketë së paku 3 vite përvojë punë në Burime Njerëzore
• Aftësi organizative dhe koordinuese
• Aftësi të mira komunikimi
• Të njohë gjuhën angleze
• Njohuri shumë të mira të Microsoft Office
• Aftësi të punës në presion
• Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit
Asistent Financiar
Kualifikimet:
• Fakulteti Ekonomik, konkretisht Banka,Financa dhe Kontabilitet;
• Certifikimet në kontabilitet, e preferuar, Scaak;
• Gjuha angleze, e preferuar;
• Përvojë pune minimum 1 vit, e preferuar;
• Të ketë aftësi të shkëlqyera kompjuterike (MS Office);
• Të posedojë aftësi organizimi ndërpersonale dhe të punës ekipore.
Agjent i shitjes
Detyrat Kryesore:
• Promovon produktet e kompanisë dhe krijon shitje direkte.
• Mban kontakte të vazhdueshme me klient në lidhje me kërkesat e tyre.
• Organizon promocione të vazhdueshme si element taktik për të rritur shitjen.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkpunime në grup.
Kualifikimet:
• Përparësi kanë kandidatët që kanë eksperiencë pune në shitje së paku 1 vit në kategorinë e turizmit.
• Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
• Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative
Konkursi mbetet I hapur deri me datën: 6 maj 2022
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në në e-mail [email protected]. Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.